“World”,Shqipëria prezanton sot këngën përfaqësuese në Festivalin Europian!

Prej rreth dy muaj stafi i Këngës fituese “Botë” në Festivalin e 55 të Këngës në RTSH punuan me intensitet per ta realizuar me sukses këngën në versionin e pershtatur për Eurovision 2017 e cila mbahet në Kiev të Ukrainës. … Continue reading “World”,Shqipëria prezanton sot këngën përfaqësuese në Festivalin Europian!

“Dy Rrugët e Idromenos”, të enjten hapet ekspozita me kurator Adrian Pacin

Ekspozita hapet ditën e enjte, 26 janar, në orën 17:45. “Emni i Kolë Idromenos asht i lidhun ngusht me atë që quejmë Rilindje në artet shqiptare. Autori i të parit portret realist në pikture asht njëkohësisht edhe arkitekt, inxhinier, skenograf e fotograf. Personazh i çuditshëm, poliedrik dhe njëkohësisht i pashkollë, amator e mjeshtër i shumë fushave, përçues i kodeve të stabilizueme e novator, Kolë Idromeno do të imponohet si figura ma përfaqësuese e artit shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX. Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos, … Continue reading “Dy Rrugët e Idromenos”, të enjten hapet ekspozita me kurator Adrian Pacin

Balkan Contemporary Music Festival përmbyll sonte Festivalin me natën e Muzikës shqiptare!

Balkan Contemporary Music Festival përmbyll Edicionin e parë me natën e shqiptareve. Pikerisht sonte në sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve në ora 19:00. Me pjesëmarrjen e kompozitorëve më të njohur në vend si: Dorian Çene-Kompozitor Haig Zacharian-kompozitor Albana  Fejzo Endri Sina Prof.Simaku Një pjese e kompozitorëve vijnë në këtë festival vepra të reja. Orchestra që do luaje veprat: Arben Llozi-violë Dorina Laro-violincel Merita Rexha Tërshana-Piano Jonela Golemi-Flaut Fatos Qerimaj-Klarinetë Kristina Laço Petrollari-Piano Enalda Gjoni-Flaut Continue reading Balkan Contemporary Music Festival përmbyll sonte Festivalin me natën e Muzikës shqiptare!

Teatri Arbëresh i Shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në data 17 dhe 18 Nëntor 2016 në orën 19:00.

Teatri Arbëresh i Shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në data 17 dhe 18 Nëntor 2016 në orën 19:00. Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës dhe vetë Kryetarit z. Erjon Veliaj , nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës , dhe me iniciativën e Prof. Neritan Ceka (ish Ambasador i republikës së Shqipërisë në Romë) është bërë e mundur që për dy netë resht kultura arbëreshe të shpalosi traditën plot ngjyra të trashëguar në breza në skenën e TKEKS. “Kostandini e Garentina” dhe “Shtëpia e Tatës” janë pjesët që … Continue reading Teatri Arbëresh i Shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në data 17 dhe 18 Nëntor 2016 në orën 19:00.

‘Balkan Conteporary Music Festival’ 2-15 Nëntor Tek Universiteti i Arteve

​Balkan Contemporary Music Festival një festival që I dedikohet Muzikes Ballkanike contemporane promovojë muzikën artistike të kompozitorëve të vendeve të Ballkanit e në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarë. Publiku kryeqytetas, për herë të parë, do të ketë mundësinë e përjetimit të një panorame të plotë të krijimtarisë artistike të kompozitorëve Ballkanas, interpretuar nga disa prej emrave më të njohur në rajonin tonë. Në Festival do të marrin pjesë ansambli ContTempora-Maqedoni, kuinteti i frymës i Filarmonisë së Ljubjanës-Slloveni, Donika Rudi (elektroakustikë)- Kosovë, Marko Josifoski dhe Vladimir Milosevic-Serbi sikurse dhe artistët shqiptarë, Merita Rexha, Arben Llozi, Fatos Qerimaj, Jonela Golemi, dhe Dorina Laro. … Continue reading ‘Balkan Conteporary Music Festival’ 2-15 Nëntor Tek Universiteti i Arteve

Sticky post

Shfaqja ‘Mi Querida’ tek Teatri Eksperimental më 1 Nëntor!

TEATRI GRISELDA “E SHTRENJTA IME” “MI QUERIDA”, NGA ANTON CHECKOV PRODUKSIONI: GRISELDA GAMBARO REGJIA: MARCELO MONCARZ Sinopsis: “E Shtrenjta ime” eshte nje mono-drame e nje gruaje, insipruar nga “I Shtrenjti” (Rusi, Dushechka), nje perralle nga Anton Checkov, qe tregon historine e … Continue reading Shfaqja ‘Mi Querida’ tek Teatri Eksperimental më 1 Nëntor!

Shfaqja ‘Gjyshja ka ikur me cirkun’, 30 Tetor ora 11:00 tek Teatri Metropol!

Shfaqja zgjat rreth 45 minuta dhe do të jetë në skenë çdo fundjavë, në sallën “Çehov”, ora 11:00. Interpretojnë: Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ibrahim Selishta. Skena dhe kostumet: Ina Elezi Çdo vit, nga fundi i verës pak para se të … Continue reading Shfaqja ‘Gjyshja ka ikur me cirkun’, 30 Tetor ora 11:00 tek Teatri Metropol!