Teatri Arbëresh i Shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në data 17 dhe 18 Nëntor 2016 në orën 19:00.

Teatri Arbëresh i Shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në data 17 dhe 18 Nëntor 2016 në orën 19:00.
Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës dhe vetë Kryetarit z. Erjon Veliaj , nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës , dhe me iniciativën e Prof. Neritan Ceka (ish Ambasador i republikës së Shqipërisë në Romë) është bërë e mundur që për dy netë resht kultura arbëreshe të shpalosi traditën plot ngjyra të trashëguar në breza në skenën e TKEKS.
“Kostandini e Garentina” dhe “Shtëpia e Tatës” janë pjesët që do të përformohen për publikun kryeqytetas. Regjia është e Imma Guarasci dhe do të interpretohet nga tetë aktorë arbëreshë duke sjellë pranë spektatorit muzikalitetin e gjuhës arbëreshe, gërshetuar me këngën dhe vallet tradicionale të përcjella brez pas brezi.
Vepra ve në dukje vlerën e fjalës “Besa”, fjala e dhënë nga Kostandini nënës së tij, një detyrim i fortë moral, i aftë për të thyer edhe vetë vdekjen.
Terminoligjia është e lidhur me nderin e shqiptarëve dhe përfaqeson thembrën e Akilit të nderit dhe besimit të një populli. Një virtyt shumë i vyer për kulturën arbëreshe, që akoma sot mbas kaq shekujsh përpiqen ta mbajnë gjallë e ta përhapin mes tyre.
Një skenografi e kujdeshme në detaje të përcjell ndjesinë e dhimbjes, dashurisë së thellë, i jep jetë një spektali, i cili transmeton te publiku vlerat solemne dhe rëndësinë e aspektit kulturor të shoqatës “Vorea”, e përfaqsuar nga presidentja znj. Lucia Martino.
Të dyja veprat janë pasuruar nga trupa e baletit e cila vallëzon nën koreografinë e Brunilde Lato dhe me muzikë të kompozitorit Lello Pagliaro.
Një pasuri e rrallë, e nisur gjashtë shekuj më parë në odisenë më të gjatë të një populli, i kthehet përsëri tokës mëmë në formën e një drame me mesazhin “Gjaku i Arbërit rron!” .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s