Shfaqja ‘Gjyshja ka ikur me cirkun’, 30 Tetor ora 11:00 tek Teatri Metropol!

Shfaqja zgjat rreth 45 minuta dhe do të jetë në skenë çdo fundjavë, në sallën “Çehov”, ora 11:00. Interpretojnë: Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ibrahim Selishta. Skena dhe kostumet: Ina Elezi

Çdo vit, nga fundi i verës pak para se të bien gjethet e pemëve, Ema shkonte të qëndronte te shtëpia e gjyshit dhe gjyshes në bregdet. Por ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjerë, pasi nënë Kuini nuk ishte më. Edhe pse gjyshi dhe Ema i mbushnin ditët me aktivitete zbavitëse, përsëri ndihet mungesa e saj. Gjyshi nuk mund t’i tregoj Emës, arsyen e vërtetë të “humbjes” së nënës, ndaj i shpjegon asaj se nëna kishte ikur me cirkun. Ajo dukej si një grua e zakonshme, por zemra e saj kishte guximin e ekuilibristes trime, që ecën mbi litar.
“Gjyshja ka ikur me cirkun” është premiera më e re për fëmijë dhe të rinj në Qendrën Kulturore Tirana (Teatrin Metropol), e cila do të ngjitet në skenë këtë fundjavë. Historia e kësaj shfaqje e shkruar nga Mike Kenny është një përzierje e zgjuar e realitetit të dashurisë familjare me fantazinë e fëmijëve për botën e përjetshme të cirkut.
Vepra, vjen në skenë nga regjisorja Armela Demaj dhe interpretohet nga aktori Kastriot Ramollari, në rolin e gjyshit, Klesta Sheros në rolin e Emës dhe Ibrahim Selishtës, në rolin e pantonimistit. “Gjyshja ka ikur me cirkun” është një vepër e trajtuar në mënyrë sa më të thjeshtë dhe sa më të pranueshme per tematikën e saj” shprehet regjisorja Armela Demaj. Kjo vepër, trajton tema të tilla si; dashuria famijare, përballja me humbjen e njerëzve të afërt, marrëdhënien midis brezave apo zhvillimi i imagjinatës tek fëmijë. Ndërkohë “Eye ëeekly” shkruan për shfaqjen se është një teatër për fëmijë ambicioz dhe fëmijët në vitin 2016 janë një audiencë shumë e sofistikuar.
“Eshtë një zgjedhje e guximshme artistike dhe njëkohësisht teatër i rritur për fëmijët apo teatër fëmijësh, për të rriturit. Vepra është shkruar bukur, me një thjeshtësi të rrallë dhe përsëritje poetike e ritmike të tekstit, loja mbaron aty ku duhet të fillojë. Historia e vërtetë është se si ne jetojmë me humbjen, se si ne jetojmë me gëzimin, me guximim… Kjo është një sfidë komplekse dhe pafund e vështirë për të cilat nuk ka përgjigje të lehta”, shkruan Lisa Keating.

340x255_yrrt6

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s