Ermonela Jaho debuton me rolin e Antonias në Paris!

Diva e muzikës klasike do të debutojë, javën e ardhshme, më 3 nëntor, në Operën Nacionale të Parisit. Me këtë shfaqje, ajo do t’i ketë gjithsej nëntë paraqitje para publikut francez, gjatë muajit nëntor.

Artistja e muzikës lirike do të luaj në rolin e Antonias në operën fantastike “Les Contes D’Hoffmann” të Jacques Offenbach bazuar në libretin e Jules Barbier të bazuar në tri tregimet e shkurtëra të Hoffmann.

Opera e vitit 1881 përmban një prolog, tri akte dhe një epilog. Ajo vjen me regji të Robert Carsen, ndërsa do të shoqërohet nga Orkestra e Korit të Operës Kombëtare të Parisit nën dirigjimin e Philippe Jordan.

Në rolet kryesore në këtë shfaqje operistike do të luajnë Ramón Vargas dhe Stefano Secco që interpretojnë karakterin e Hoffmann dhe Yann Beuron ndërsa në rolet e tjera paraqiten edhe Nadine Koutcher, Kate Aldrich, Stéphanie d’Oustrac.

Opera “Les Contes D’Hoffmann” do të shfaqet prej 3 deri më 27 nëntor. 340x255_20161027153816258600

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s