Bashkim Ahmeti Izano  me ekspozitë personale 28 Tetor-25 Nëntor!

Ngdata 28 tetor – 25 nëntor 2016, Galeria Kombëtare e Arteve paraqet për publikun ekspozitën vetjake të piktorit  Bashkim Ahmeti Izano. Kjo ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve sjell punë të viteve të fundit të pa ekspozuara më parë.

Drejtuesi i Projektit z. Artan Shabani dhe Kuratori z. Ylli Drishti kanë përzgjedhur për këtë ekspozitë mbi 90 punime në vaj, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës së tij krijuese këto 9 vitet e fundit. Sipas konceptit kuratorial ekspozita përmban dy cikle kryesore. Cikli I parë kryesisht me temë nga shqipëria përmbledh kompozime, nudo, peizazhe nga Gjirokastra e bregdeti Jon, si edhe peizazhe nga Neë Yorku, ndërsa cikli I dytë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare, vjen me punë të cilat datojnë nga 10-15 vite më parë e deri me sot.


Ky koleksion veprash në Galerinë Kombëtare vjen më i konsoliduar për krijimtarinë e artistit, ku përmes pjekurisë artistike ai realizon punimet e tij me një mjeshtri perfekte dhe një kolorit dekorativ shpërthyes.
Bashkim Ahmeti Izano ka lindur në Gjirokastër. Pas Liceut Artistik “Jordan Misja” ai kreu Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ishte skenograf i teatrit në qytetin e Gjirokastrës dhe u angazhua gjithashtu si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ai gjithashtu drejtoi grupin e artistëve të interiereve në disa muzeume kombëtare, ku edhe realizoi tablo historike në gjininë e afreskut. Gjatë kësaj kohe ai hapi disa ekspozita personale dhe mori pjesë në Ekspozita e Konkurse Kombëtare dhe Bienale të ndryshme. Nga viti 1988 -1995 ai ishte profesor i pikturës në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në 1995 ai emigroi në SHBA, ku punon e jeton si artist i lirë në Neë Providence NJ. Ai ka ekspozuar në Neë York, Pensilvania si edhe në vendlindjen e tij Gjirokastër dhe Tiranë.
Konferenca për mediat do mbahet datë 28 tetor 2016 ora 11.00 paradite.
Hapja e ekspozitës do të jetë në orën 18.00 të pasdites

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s