Zbulohet mozaiku i rrallë mbi 2000 vjeçar në Durrës

Tashmë një destinacion i ri arkeologjik i është shtuar qytetit antik të Durrësit, duke zgjeruar numrin e objekteve të vizitueshme që dëshmojnë historinë dhe kulturën e lashtë të tij pas nje pune të sukseshme të DRKD Durres sëbashku me Ministrine e Kultures

Mozaiku i Meandrit, simbolit mitologjik të diellit që shprehet në formën e kryqit të thyer, është bërë i vizitueshëm për të gjithë turistët e huaj dhe vendas në Ditën e Trashëgimisë Kulturore. Një dekadë më parë, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një pallati në lagjen nr. 11 të qytetit dolën në dritë rrënojat e një lagjeje antike.

Mozaiku i rrallë bardhezi, që i përket shek. I-II të erës sonë, ka qenë pjesë e një vile banimi.
Sipas arkeologëve, në rrënojat e kësaj lagjeje antike që është e hapur për publikun përplasen disa periudha kohore, duke nisur nga ajo helenistike, romake dhe deri bizantine.

Mozaiku i Meandrit, ose diellit në lëvizje që ka një sipërfaqe prej afro 7m2 së bashku me rrënojat u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë, në fund të vitit 2015.
Ky simbol antik i diellit, në shekullin XX u përdor gjerësisht nga Hitleri i cili e shndërroi në simbol të identitetit arian dhe të nazizmit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s