Rikthehet”Madama Butterfly” në datat 2, 4 dhe 6 Tetor në Teatrin e Operas dhe Baletit

Një botë ndryshe nga ajo që njohim… Një flutur që vjen nga Lindja e largët, vjen në Teatrin Kombëtar të Operac dhe Baletit “Madama Butterfly”.

Kjo shfaqje vjen në skenë në datat 2, 4 dhe 6 Tetor ora 19:00 pranë Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Datë 2- 4 -6 Tetor 2016, Ora 19.00

Madama Butterfly
Opera me II akte (akti II me dy tablo) nga Giacomo Puccini
Libreti: Giussepe Giacosa, Luigi Illica
Regjisor: Nikolin Gurakuqi
Dirigjent: Edmond Doko
Dirigjent Kori: Dritan Lumshi
Koncertmaestër: Lindita Kotorri, Ardita Bufaj
Kostumet: Eriona Xhanari dhe Fatjon Kosova

Rolet dhe interpretet Opera “Madama Butterfly”
Madama Butterfly (Cio-Cio San)– Eva Golemi
F. B. Pinkerton- Davide Sotgiu
Suzuki- Vikena Kamenica, Ivana Hoxha
Sharpless – Armando Likaj
Goro- Klodian Kacani, Denis Skura
Il Principe Yamadori – Erlind Zeraliu
Lo zio Bonzo – Genc Vozga
Il commissario Imperiale – Antonio Zefi
Kate Pinkerton – Silvana Balla
Yakusidé – Pandush Koko

Sinopsi

AKTI I
Në një kodër në afërsi të Nagasakit ngrihet shtëpia japoneze që Pinkerton, toger i marinës amerikane e ka marrë me rastin e martesës së tij. Ceremonia do të kryhet po atë ditë, sipas traditës japoneze, me një geishë 15 vjeçare e cila është blerë nga Goro dhe i ka kushtuar vetëm 100 jen. Ajo quhet Cio-Cio-San e shprehur në gjuhën angleze “Butterfly”. Goro i prezanton Pinkertonit Suzukin – kamarieren e Butterfly, dhe niset për t’i dalë nuses dhe familjarëve të saj.
E shoqëruar nga shoqet arrin Butterfly, e cila tregon historine e saj: lindur në një familje të pasur, për fat të keq i duhej të bëhej geishë. Tani është shumë e lumtur që po martohet me Pinkertonin. Kur dy të sapomartuarit po përcjellin të ftuarit, në skenë shfaqet xhaxhai i Cio-Cio-San, Bonzo i cili ka marrë vesh se mbesa i është bashkuar fesë së burrit dhe shtyn të afërmit që ta mohojnë vajzën. Të qarat e Butterfly zbuten nga fjalët e Pinkertonit i cili e përqafon dhe e puth: duke hyrë në dhomën martesore.

AKTI II
Tabloja e parë
Brenda shtëpisë së Cio-Cio-San, Suzuki lutet që Butterfly të mos qajë më, teksa ka tre vite që pret kthimin e Pinkerton. Ajo ende shpreson; Imagjinon ditën kur në horizont do të shfaqet anija e Pinkeron-it, i cili do të arrijë afër shtëpisë dhe do ta thërrasë gruan e tij të vogël me emrat përkëdhelës që i kish vënë. I shoqëruar nga servili Goro i cili është përpjekur ta martojë Cio-Cio-San me të pasurin Yamadori, mbërrin Sharpless. Ai ka lajme nga Pinkerton dhe i lexon ëndërrimtares, letrën në të cilën bashkëshorti i saj lë të kuptojë se martesa me Butterfly ka përfunduar. Ajo vrapon drejt dhomës aty pranë dhe del bashkë me fëmijën e saj, i cili quhet Dolore (dhimbje), por kur babai t’i kthehet do të quhet Gioia (gëzim). Sharples premton që do të informojë Pinkerton-in për gjithçka dhe del.Një e shtënë topi njofton se një anije ka hyrë në port. Zemra e Butterfly gufon nga gëzimi. Ajo zbukurohet dhe pret gjithë natën pas disa vrimave tek Shosi për të parë fshehurazi ardhjen e Pinkerton. Bie nata.

AKTI II
Tabloja e dytë.
Është agim. Butterfly ka pritur gjithë natën, ajo nuk ishte gabuar. Anija, kishte sjellë vërtetë Pinkerton-in i cili ka ardhur në Nagasaki së bashku me Kate, bashkëshorten e tij të ligjshme. Pinkerton i shoqëruar nga Sharples shkon drejt shtëpisë së Butterfly. Ajo hyn vrullshëm, por më kot kërkon Pinkertonin, i cili duke mos e përballuar dot vuajtien, ishte larguar ndërkohë me zemrën të mbushur me pendesë. Kur Butterfly shikon Kate, kupton menjeherë gjithçka. Ajo urdhëron Suzukin të mbyllë grilat dhe të qëndrojë me djalin. E mbetur vetëm ajo merr thikën me të cilën i ati ka kryer harikirin, kur papritur djali hyn vrullshëm në dhomë. Ajo i jep lamtumirën të birit, i vendos në duar një flamur amerikan dhe e largon. Rimerr thikën në dorë dhe ia ngul vetes. Në të njëjtin moment duke e thïrrur nga larg hyn me vrap Pinkerton i cili gjunjëzohet i dëshpëruar pranë trupit të Cio-Cio-San.

Nikolin Gurakuqi – Regjisor
Lindi në Tiranë me 25.07.1955. Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, fakulteti i muzikës dega kanto, me 1979. Emërohet në TKOB, në fillim si korist, e me pas si solist, ku realizon një sërë rolesh. Ne fillim të viteve 90 specializohet në France në Opera Studio e pas kthimit në atdhe i dedikohet tërësisht regjisë duke vënë në skenën e TKOB, të Universitetit të Arteve e të disa qyteteve të tjera si Durrësi dhe Shkodra si dhe jashtë Shqiperisë 65 shfaqje premiere dhe rivënie. Ndër to mund të përmendim skenografinë dhe regjinë e shfaqjeve operistike si: “Cavalleria Rusticana”,Les pecheurs de perles”, “Il Trovatore”, “Tosca”, “Il Signor Bruschino”, “Cosi fan tutte”, “La Traviata”, “Carmen”, Zeri Njerezor”,“Rigoletto”, “Il barbiere di Siviglia”, “Otello”, “Don Giovanni”, “Borana”, “Orfeo ed Euridice”, “Le nozze di Figaro” “Falstaff” “Il Trittico” “Don Carlo”, “Manon Lescaut”, “La serva padrona”, “Il maestro di cappella”,“Impresario in angustie”, “Un ballo in maschera” etj. Eshtë nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Naim Fra­shëri i Artë”.

Edmond DOKO (Dirigjent)
Pasi studion violinë e kontrabas, vazhdon studimet në klasën e dirigjimit të mjeshtrit M. Krantja dhe mbron diplomen me Orkestrën Simfonike të TKOB (Janar 1984) në ILA, sot Universiteti i Arteve duke u vleresuar maksimalisht. Drejton e kompozon këngë, muzikë për teatër etj. Dirigjent permanent për 10 vite i Orkestres dhe Korit të Bashkisë së Korfuzit, i Filarmonise S. Samara si dhe i Orkestrës Ionio Odio (Gr) duke zhvilluar me to aktivitet të dendur koncertor në Greqi, Francë etj. Pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare si dhe drejtues i Orkestrës Filarmonike Shtetërore të Athines (KOA) dhe të mirnjohurës “Camerata”. Prej vitit 2000 është dirigjent permanent i TKOB. Njëkohësisht ka drejtuar OFFA, OF të Bashkisë Tiranë dhe ka qënë drejtor artistik i 6 festivaleve të orkestrave frymore. Aktualisht është pedagog i ftuar në Universitetin e Arteve, Tiranë. Përvec realizimit të shumë koncerteve me repertor të larmishëm, ka drejtuar mbi 30 vepra skenike si opera dhe balete.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s